Bayern Munich kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, eliminon Arsenalin

Bayern Munich ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Në ndeshjen e dytë çerekfinale, e cila u zhvillua në ”Allianz Arena”, skuadra bavareze fitoi me rezultat 1-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 3-2, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Joshua Kimmich, në minutën e 63-të.

Në gjysmëfinale, Bayern Munich do të luaj me fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid, ndeshje kjo e cila ka shkuar në Extra-Time.

Marketing