Bayern Munich me transferim 50 milionësh nga Serie A

Bayern Munich janë duke synuar përforcimin e mbrojtjes me Nikola Milenkovic nga Fiorentina.

Marketing

Mbrojtësi 21 vjeçar, Nikola Milenkovic, mund të largohet nga Fiorentina për të kaluar në Bundesligë, te skuadra e Bayern Munich.

Mediet në Itali raportojnë se bavarezët tashmë kanë kontaktuar Fiorentinën për Nikola Milenkovic, ku janë informuar për çmimin e tij.

Thuhet se Fiorentina i ka kërkuar Bayernit hiq më pak se 50 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili është duke u vëzhguar nga disa skuadra evropiane.