Bayern Munich janë finalistët e dytë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020.
‘Bavarezët’ në gjysmëfinale kanë mposhtur francezët e Lyon me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në ‘José Alvalade’ në Lisbonë të Portugalisë, të mërkurën mbrëma.
Lyon e nisi me ritëm të lartë ndeshje, duke pasur iniciativën, duke rrezikuar seriozisht portën e Bayern Munich.
Bayern Munich me kalimin e minutave arriti të largonte presionin e Lyon, dhe në minutën e 18′, falë Serge Gnabry, kaluan në epërsi 0-1.
Ishte pikërisht Gnabry që shënoi edhe golin e dytë për Bayernin, në minutën e 33′.
Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe një gol. Ishte sulmuesi Robert Lewandowski që në minutën e 88′ shënoi për 3:0, për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Në finale e cila luhet ditën e diel, Bayern Munich do të takohet me kampionët e Francës, PSG-në.