Bayern Munich njofton se ylli i skuadrës infektohet me koronavirus para ndeshjes finale

Kampionët e Evropës, Bayern Munich kanë njoftuar se Thomas Muller ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Marketing

Pas marrjes së rezultatit, Muller ka hyrë në karantinë dhe kështu nuk do mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në finalen e Kupës së Botës për klube.

“Muller ka dal pozitiv me COVID-19 në FIFA Kupën e Botës për klube në Doha dhe është izoluar. Duke ndjekur rikthimin në Munich, menjëherë ka hyrë në karantinë”, shkruhej në komunikatën e klubit bavarez.

Finalja ndërmjet Bayern Munichut dhe Tigres zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00.

Marketing