Ballina Sport Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e Neuerit, është portieri nga Premierliga

Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e Neuerit, është portieri nga Premierliga

Gjetja e opsionit të duhur për të zëvendësuar denjësisht Manuel Neuer në Mynih po rezulton më e vështirë nga sa u parashikua fillimisht.

Marketing

Aleksander Nybel dhe Jan Somer u vendosën në krye të listës për më shumë se dy javë, por pa asnjë njoftim zyrtar se mund të kishte një dritë shprese për finalizimin.

Së fundmi media franceze “Mediafoot” ka nxjerrë në dritë një pistë të re, e cila koincidon me gardianin e Leedsit, Ilian Meslier.

22-vjeçari ka konsiderata pozitive nga drejtuesit e Bayernit, çka mund të ndikojë në përmbylljen e operacionit.

Gjithsesi, dëshira e portierit 22-vjeçar është të qëndruarit në Angli. Për Meslier interesohen edhe dy gjigantët anglezë si Manchester United dhe Chelsea, tregues se gara do të jetë e ethshme në rrëmbimin e francezit.

Marketing
Exit mobile version