Blaugranës i është refuzuar edhe oferta e dytë për sulmuesin polak.
Robert lewandowski e ka thënë vazhdimisht, herë pas herë, direkt dhe indirekt që ai nuk dëshiron që të rikthehet në Bayern Munich më.
Por, klubi gjerman nuk po e lejon vetën që të jetë nën presion dhe ka mbetur i palëkundur.
Ata e vlerësojnë sulmuesin e njohur 50 milionë euro dhe nuk dëshirojnë që ta ulin vlerën e tij dhe kjo është ajo që i është komunikuar, edhe një herë, Barcelonës – pasi që këta bën ofertën e dytë.
Negociatat po shkojnë më vështirë së sa kanë pritur zyrtarët e Camp nou, pasi që ata shpresonin se qëndrimi i lojtarit do të kishte efekt.
Pavarësisht këtij qëndrimi këmbëngulës, Barcelona është optimiste e kujdesshme dhe po punon që transferin ta bëjë realitet.
Disa media polake dhe gjermane, kanë shkruar në orët e fundit që Barcelona ka prezantuar një ofertë të re, të dytën, për Lewandowskin.
Edhe shifra është bërë e ditur dhe është 35 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera me variabla.
Kjo ofertë është cilësuar e pamjaftueshme për zyrtarët e Bayernit, shefat e të cilës janë të zhgënjyer dhe duhet ta mbajnë lojtarin pavarësisht presionit të tij.
Ata nuk kanë nevojë që ta shesin atë, aq më pak, ata nuk e kuptojnë lojtarin dhe mungesën e dëshirës së tij për të biseduar.
Ka zhgënjim dhe pakënaqësi me polakun dhe me vendimin e tij kokëfortë që mos ta vazhdojë kontratën e tij si dhe vendimin e tij për të nënshkruar me skuadrën nga Camp Nou këtë verë.
Zhveshtorja e Bayernit po ashtu nuk është e lumtur me mënyrën se si ai sillet.
Sulmuesi veteran, i cili mbush 34 vite në gusht, ka kontratë me klubin bavarez deri në fund të qershorit 2023 dhe ai shpresonte që, pas tetë viteve të suksesshme me klubin, zyrtarët e Bayernit t’ia lehtësojnë largimin në fund të kontratës.
Një gjë të tillë që, për momentin, ata nuk dëshirojnë ta bëjnë.
Ata nuk janë duke e ulur vlerën e lojtarit nën shifrën 50 milionë euro.
Vendosmëria për largim e ish sulmuesit të Dortmund, së paku deri me tani, ka provokuar rezultat të kundërt.
Në çdo rast Barcelona, pasi të janë aktivizuar levat e nevojshme financiare – për të cilat ata shpresojnë që do të bëhen më së largu në fillim të javës së ardhshme – do të përpiqen për të nënshkruar.
Marrëveshja me sulmuesin ka qenë në fuqi prej disa muajsh: prej qëndrimeve publike të polakut.
I domosdoshëm për Barcelonën
Xavi, i cili është në kontakt të vazhdueshëm me ekzekutivin dhe Joan Laporta pavarësisht së është në pushime, e konsideron prioritet transferin e një sulmuesi qendror që do të forconte vijën e tij sulmuese, e cila është ndikuar keq pas largimit të Messi dhe i zgjedhuri i tij është Lewandowski.
Polaku ka shënuar 50 gola në të gjitha garat për Bayernin sezonin e kaluar dhe edhe njëherë është shpallur top golashënues i Bundesligës, me 35 gola, 11 më shumë së vendi i dytë, Patrick Schick.
Barcelona do të bëjë gjithça që është e mundshme për ta transferuar ish lojtarin e Dortmundit në Camp Nou.
Në fakt, në zyrat e tyre, pavarësisht se janë të njohur për vështirësinë e këtij operacionit, ata besojnë që ai do të ndodh.
Bayern Munich, i cili insiston që Lewandowski të paraqitet në stërvitjet e tyre para sezonale më 12 korrik, sapo ka kompletuar transferimin e Sadio Mane, i cili kishte kontratë me Liverpoolin deri në fund të qershorit 2023, për 32 milionë euro fiks plus nëntë milionë të tjera pagesa me variabla.