Ballina Sport Bayerni triumfon me një futbollist më pak, ndalet Lewandowski

Bayerni triumfon me një futbollist më pak, ndalet Lewandowski

Bayern Munich ka vazhduar me fitoren e radhës, duke e mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e fundit në tabelë, Greuther Fuerth.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, me dy golat e shënuara nga Thomas Muller (10′) dhe Joshua Kimmich (31′).

Në fillimin e pjesës së dytë, Bayern mbeti me një futbollist më pak pasi Benjamin Pavard u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në futbollistin kundërshtar, në minutën e 48-të.

Përkundër se ishte me një futbollist më pak, ‘bavarezët’ realizuan edhe golin e tretë, i cili u mendua se u shënua nga Lewandowski, megjithatë u regjistrua si autogol i Griesbeck në minutën e 68-të.

Krejt në fund para mbylljes së takimit, vendasit shënuan golin e nderit nëpërmjet Cedric Itten pas një krosimi të bukur në minutën e 88-të, për t’i dhënë fund epilogut final me rezultat 3-1 në të mirë të ‘bavarezëve’.

Ndonëse Bayern fitoi, kjo mund të jetë një natë dëshpëruese për sulmuesin Robert Lewandowski i cili nuk arriti të realizonte dhe të barazonte rekordin e legjendës Gerd Muller duke shënuar në 16 ndeshje radhazi në Bundesliga.

Polaku mbyll ecurinë e 15 ndeshjeve radhazi duke e shënuar së paku një gol në Bundesliga, gjersa në të gjitha garat ishte në ecuri prej 19 ndeshjeve radhazi, ecuri që filloi nga shkurti i këtij viti.

Bayern e arrin fitoren e tetë me radhë në të gjitha kompeticionet, dhe të gjitha këto kanë ardhur me së paku tre gola të shënuara për çdo ndeshje.

Në Bundesliga ‘bavarezët’ regjistrojnë fitoren e pestë me radhë, duke mbledhur tani 16 pikë, për të kryesuar si lider i tabelës.

Exit mobile version