BDI: 380.000 Euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria jolegjitime në ESM

Sot përmes Konferencës për media BDI publikoi skandal të ri të kuadrove të paafta, të korruptuara të koalicionit VLEN.

Marketing

Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media, si dhe dokumentin.

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, të nderuar qytetar

Pas skandalit të furnizimit me lule, me çmim prej 9000 denarë për 1 lule, nga Burim Latifi- kushëriri i parë i Izet Mexhitit dhe Drejtor në Mepso, sot publikojmë skandal të ri të kuadrove të paafta, të korruptuara të koalicionit Vlen.

Ky skandal lidhet me Fatmir Limanin- Bravandreqësin i cili përmes Kryetarit të Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.

Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.

Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë.

Kjo marrëveshje, përveç se korruptive nuk ka si të jetë ndryshe, ndaj i ftojmë organet kompetente të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes së këtillë kriminele që realizohet nga udhëheqës të paaftë e të korruptuar.