BDI: Bilall Kasami me shfaqje të përditshme të paaftësisë për të drejtuar Tetovën tonë

Nga BDI i janë përgjigjur akuzave që Bilall Kasami bëri mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 ndaj qeverisjes së kaluar të Komunës së Tetovës, të udhëhequr nga kuadri i BDI-së në krye me ish kryetaren Teuta Arifi. Nga kjo parti akuzat për keqpërdorim të buxhetit komunal i quajnë arsyetim të Kasamit për paaftësinë për të menaxhuar aktualisht me Komunën.

Marketing

“Bilalli le të realizon programin e premtuar para qytetarëve dhe mos të justifikon dështimet e veta me shfaqje të përditshme të paaftësisë për të menaxhuar dhe drejtuar Tetovën tonë”, thonë nga BDI për TV21.