BDI e përshëndet nismën për ndërtimin e korridorit 8

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e nënshkrimit të
Memorandumit për mirëkuptim me kompaninë amerikane Bechtel Enka për
ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Marketing

Nënshkrimi i sotëm mbi këtë nismë të rëndësishme të Qeverisë me qëllim
ndërtimin e Korridorit 8 në mënyrë të drejt për drejt do të ndikojë mbi
cilësinë e jetës së qytetarëve por edhe mbi ekonominë e vendit.

Me këtë vendim, Qeveria njëherësh ka dhënë sinjal të qartë se po krijon
mundësi më të mira për vendin nga pikëpamja politike pasi që ky projekt
do të bëjë të mundur që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë peshë
të re gjeopolitike në Ballkan.

BDI vlerëson se pas përfundimit të këtij projekti që kalon nëpër Tetovë,
përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë
qytetarët tanë nga njëri vendkalim deri në tjetrin do të kenë mundësi që
makinat e tyre t’i drejtojnë nëpër një autostradë moderne dhe të
ndërtuar sipas të gjitha standardeve.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me ndërtimin e korridorit
8, do të lehtësohet shkëmbimi i mallrave dhe qarkullimi i njerëzve midis
vendeve Ballkanit që kanë dalje në Adriatik, Detin e Zi, Detin Kaspik
dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Marketing