Ballina Aktuale BDI e quan “Koalicioni “27” lidhjen e Selës me VMRO DPMNE-në

BDI e quan “Koalicioni “27” lidhjen e Selës me VMRO DPMNE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim marrëveshjen mes opozitës shqiptare me atë maqedone në zgjedhjet e 17 tetorit e ka emërtuar “Koalicioni “27” duke dhënë të gjitha dëshmitë se për çfarë arsyesh është bërë një i tillë koalicion kur dihen kontradiktat mes tyre në të shkuarën. Për BDI -në ” Koalicioni “27” është bërë për interesa të ngushta partiake për shpëtim pa marrë në konsideratë votuesit e tyre.

Marketing

Në BDI thonë se ” Koalicioni “27” është çështje ekskluzive e udhëheqësve të tre partive për interesa të ngushta individuale për shpëtim dhe aspak nuk i ka marrë në konsideratë votuesit e tyre.

Pët partinë më të madhe shqiptare në pushtet ,asnjë votues i Alternativës dhe i Aleancës nuk është pyetur nëse është i lumtur dhe entuziast që të shkrihet, voton dhe të bën fushatë për VMRO DPMNE dhe anasjelltas. Nga reagimet publike , shihet që votuesit e tyre janë të shokuar me ndryshimin radikal ideologjik të Gashit dhe Selës” thonë nga BDI në lidhje me koalicionin VMRO -ASH.

Marketing
Exit mobile version