Ballina Aktuale BDI: Financojmë mbi 200 projekte infrastrukturore

BDI: Financojmë mbi 200 projekte infrastrukturore

Konferencë për shtyp e përfaqësuesit të BDI-së, zëvendësdrejtor i
Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural,
Adbul-selam Selami:Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të RMV,
Gjendemi sot këtu para jush për të prezantuar projektet e realizuara,
llogaridhënie kjo e cila mbetet detyra më e rëndësishme e Bashkimit
Demokratik për Integrim.
Me lejoni qe para jush te ndaj informacione rreth pagesës se
subvencioneve te cilat janë realizuar ne baze te programes per pagesa
direkte, ndryshimet reth aplikimeve per subvencione,projektet e
realizuara ne baze te programes per zhvillim rural dhe shftytezimin e
IPARD Fondeve.
Në këtë periudhë nga ana e Agjencisë për mbështetjen financiare të
bujqësisë dhe zhvillimit rural u paguan mbi 90% e subvencioneve të vitit
2019 ose e gjithë kjo e shëndruar në mjete financiare përbën
5.847.000.000 denarë të shpërndara në mënyrë transparente dhe jo
selektive në mbi 65.000 ekonomi bujqësore.
Nga i njëjti program i vitit 2019 janë paguar 1.794.000.000 denarw për
21.476 ekonomi bujqësore subvencione për shitjen e duhanit në kompanitë
e regjistruara për përpunimin e duhanit.
Nga programi për mbështetje financiare për vitin 2020 jan paguar mbi
1.800.000.000 denarë për 19.495 ekonomi bujqësore subvencione për
shitjen e duhanit në kompanitë e regjistruar për përpunimin e duhanit.
Duke e pasur parasysh situatën momentale me virusin KOVID 19 Agjencia si
implementuese e masave nga programet vjetore propozoi deri te Ministria
e bujqësisë lehtësimin e procedurave për paraqitjen e kërkesave për
subvencione për qumështin e dorzuar, konkretisht me këtë ndryshim
dorëzimi i kërkesave qe bëheshe 3 herë brenda një viti nga ana e bujqve
do të zëvendësohet me marrjen e të dhënave direkt nga ana jone nga
kompanitë për përpunimin e qumështit.
Të njëjtën mundësi për lehtësimin e procedurave administrative për
aplikime pritet për kohe të shkurt ne bashkëpunim me ministrin ta
realizojmë edhe për kulturat e kopshtarisë, pemtaris dhe kulturave të
tjerave të dorëzuara në kompani për përpunimin e të njëjtave .

Marketing

IPARD
Po ahtu ne si Agjenci menaxhojmë edhe me fondet IPARD
IPARD fondet janë fonde të cilat sigurojnë ndihmë financiare për
bujqësinë të qëndrueshme në drejtim të përgatitjeve për politikat e
përbashkëta bujqësore të BE-së, dhe përshtatjen e sektorit bujqësor me
rregullat dhe standardet e aplikueshme në tregun e BE-së.
Në vitin që lamë pas shteti jonë ishte lider në shfrytëzimin e IPARD
fondeve.
Deri tash kemi nënshkruar kontrata dhe mbështetje prej rreth 40 milion
euro mjetë të BE-së, nga të cilat veçse rreth 20 milion euro janë
paguar.
Fondet IPARD ofrojnë mbështetje për 3masat të cilat janë aktuale në bazë
të programit të përcaktuar, si:
Masa 1 Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore
Masa 3 Investime në mjetet fizike për përpunim dhe marketing të
produkteve bujqësore dhe të peshkut.
Masa 7 Diversifikimi I fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
Do e kisha cekur se në gjitha masat, ka pasur interesim të madh si nga
ana e bujqve individual edhe nga kompanive, nga të gjitha rajonet e RMV
që kanë aplikuar dhe përfituar fonde, duke përfshirë këtu edhe pjesën
perëndimore konkretisht rajonin e Pollogut.
Nëpërmjet programës së zhvillimit rural dhe projekteve të cilat janë
duke u realizuar dhe disa vetëm se kane mbaruar, shifet qartë se si
pushteti lokal mund të njohë nevojat e qytetarëve dhe te njëjtat kërkesa
ti bën tek pushteti qendror duke siguruar fonde per infrastrukturë
cilësore ne vende rurale si dhe mundësinë për të krijuar kushte për
zhvillim të turizmit
Fondet nga kjo program sigurojnë zhvillim të balancuar rajonal dhe
kushte të përshtatshme jetese neper vende rurale.
Në këtë program, nga ana e Agjencisë për mbështetje financiare në
bujqësi dhe zhvillim rural janë financuar afër 200 projekte për
infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime, qendra rekreative nëpër
vende rurale
Mjetet nga kjo program janë ndarë për të gjitha komunat që kanë aplikuar
për përfitimin e këtyre fondeve dhe I kanë plotësuar kriteriumet e
përcaktuara, në mënyrë të drejtë dhe pa asnjë selektim.
Do doja ti ceki disa nga fshatrat qe sot vetem se I gezohen rrugeve te
reja , duke filluar nga Llabunishta e Struges , Banjishta e Dibres , ne
fushen e Pollogut mbi 20 projekte me vler afer 250 milion denar :
Bogovin-Sedlarc rruga , rruga ne Gradec , rruga Cerov-Simnic te
Gostivarit , rruga ne Strimnic te Zhelines , rruga Kolican I Eperm – Uji
I Kuq te Komunes se Studenicanit , rruga ne Matec-Vishtic dhe shum
projekte tjera te cilat jane duke u punuar.
Shpresojmë dhe synojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë të punojmë,
gjithnjë në të mirë të bujqve, për të thjeshtuar atë që është e vështirë
për ta, për të shtuar përfitime të reja për bujqit dhe për të kontribuar
edhe më shumë në sektorin e bujqësisë, i cili është një degë dhe
veprimtari kryesore ekonomike.
Ju faleminderit
Me respekt,
Bashkimi Demokratik per Integrim

Exit mobile version