BDI Gostivar: Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme në kolaps financiar

BDI Gostivar nëpërmjet një paraqitje para mediave, ka dalë me shifra të larta që pretendojnë se Komuna e Gostivarit iu ka borxh çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në Gostivar.

Marketing

Nga BDI Gostivar thonë se shuma e këtij borxhi kap vlerën prej 1.3 milionë euro.

“Ky borxh kap vlerën 1.3 milionë euro. Të gjendur para fakteve, drejtuesit e Komunës së Gostivarit e konfirmuan borxhin dhe tentuan me arsyetime banale të justifikojnë veprimin e tyre që çuan çerdhet publike, shkollat fillore dhe të mesme drejt kolapsit financiar”, thanë nga BDI Gostivar.