BDI-Gostivar: U harxhuan 16.686.647 euro gjatë vitit 2020, por investime kapitale nuk ka

Gostivar, me 13 Mars – 2021

Marketing

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, јu falenderojmë për praninë tuaj në këtë konferencë për shtyp, të thirrur për të vlerësuar llogarinë përfundimtare të komunës së Gostivarit për vitin 2020 dhe vendimet e tjera të miratuara në seancën e fundit të Këshillit Komunal.

Me pompozitet, drejtuesit e komunës deklaruan që realizimi i buxhetit për vitin 2020 është realizuar 98% pa përmendur dy rebalansat që iu bënë projeksionit fillestar.

Kryetari i komunës e quan sukses sepse ka harxhuar 16.686.647 euro vetëm gjatë vitit 2020, por investime kapitale nuk ka.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar 391 mijë euro  vetëm në vitin 2020 për punësime të militantëve partiak, të cilët marrin rroga dhe rrinë në shtëpi.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 6 mijë e 300 euro për shërbime telefonike vetëm për vitin 2020, edhe pse u tha se harxhimet për këtë pozicion janë Zero.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 100 mijë euro për subvenconim të ndërmarrjeve publike, mjete të keqpërdorura për aktivistë partiak të cilët marrin rroga dhe rrinë në shtëpi dhe, në fund të muajt të ndajnë rrogat me drejtorët pastaj për qëllime private. Njëri në Kazino, tjetri për dreka e darka, e tjetri për çanta dhe transfere parash në llogari bankare.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar afër 70 mijë euro për mirëmbajtje, ose më mirë ta themi për mosmirëmbajtje të rrugëve dhe rrugicave. Në terren rrugët janë në gjendje skandaloze, me dhe pa asnjëlloj kujdesi.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 700 e 70 mijë euro për ndërtim të rrugëve dhe rrugicave. Kur jemi tek rrugët dhe rrugicat, Në llogarinë përfundimtare shënohen mbi 320 mijë euro të shpenzuara për  projekte konkrete, por për 450 mijë euro nuk jepen të dhëna se ku u harxhuan.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit, duke harxhuar mbi 263 mijë euro për mirmbajtje të parqeve dhe gjelbërime, harxhime kolosale dhe të pa justifikueshme  duke e parë gjendjen faktike në terren.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit duke harxhuar mbi 53 mijë euro për manifestime dhe ndërtim të objekteve kulturore. Ne nuk pamë as aktivitete dhe as objekte të reja kulturore.

Kryetari i komunës thotë se realizoi 98 % të buxhetit pasi ka rritur borxhin e komunës. Kujtojmë që borxhi i trashëguar në vitin 2017 ishte më pak se 2 milion euro. Prej tyre gati 1 milion euro i pagoi qeveria. Sot borxhi i komunës është rritur në 3 milion e 379 mijë e 295 euro, pra kemi rritje të borxhit mbi 2 milion euro.

Në seancën e fundit, u miratua vendimi për dhënie me koncesion të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave urbane. Kjo dëshmon paaftësinë e Ndërmarrjes Publike, e cila këto tre vite bëri qindra punësime dhe nuk ia doli të kryejë një nga funksionet themelore për të cilën është themeluar.

Joshja për përfitime ka kapluar edhe Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, që dështoi në mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave. Është e qartë që po pergatitet një skemë krimi per të zhvatur qytetarët. Do të zgjedhin një firmë të preferuar dhe faturat do të obligohen ti paguajnë qytetarët..

Këshilli komunal miratoi Planin Detal Urbanistik për të inkorporuar garazhet në kate, me gati katër vite vonesë, edhe pse në Planin Gjeneral Urbanistik garazhet në kate janë paraparë në tre lokacione.

Është e qartë, që ky hap i Kryetarit të komunës është manipulim politik para zgjedhjeve lokale, sepse nuk arriti që premtimet parazgjedhore ti realizojë në këto katër vite, dhe tani krijon alibi që premtimet do të realizohen vitet e ardhëshme.

Por për fatin e tij të keq, nuk do të ketë kohë që t’i realizojë, pasi afati i skadon në muajin Tetor. Nuk i realizoi për katër vjet, nuk do te mund t’i realizojë për katër muajt e fundit.

Llogaria e Kryetarit të komunës ndaj qytetarëve nuk përfundon me llogarinë përfundimtare të buxhetit. Siç keqpërdori paratë publike, ai keqpërdori edhe besimin e qytetarëve. Llogaria nuk përfundon në Këshillin komunal, por në zgjedhjet e Tetorit, ku qytetarët do ta thonë fjalën e tyre.

Me respekt:

Gazmend Memedi, këshilltar i BDI në Këshillin e Komunës së Gostivarit

Marketing