BDI i zgjat dorën shoqërisë civile

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në këtë mandat të ri i ka zgjatur dorën shoqërisë civile duke bërë pjesë të saj
personalitete të shumta dhe të suksesshëm në sfera të ndryshme të cilët
tashmë janë pjesë e Listave për këshilltarë për zgjedhjet lokale që do
të mbahen më 17 Tetor.

Marketing

Në këto zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur
rradhët e veta për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët tashmë janë
pjesë e listave për këshilltar komunal, përfaqësues këto të cilët kanë
dëshmuar veten se janë të denjë dhe të aftë të menaxhojnë dhe drejtojnë
biznese e projekte të ndryshme, profesione të cilat kërkojnë mund dhe
sakrificë e që të njejtin kontribut do e vazhdojnë edhe për të mirën e
qytetarëve ndonëse tash në një formë më ndryshe.

Bashkimi Demokratik për Integrim javë më parë shpalli konkurs publik për
këshilltarë në komunën e Gostivarit, në të cilin interesimi i qytetarëve
ishte jashtëzakonisht i madh duke bërë kështu përzgjedhjen më të mirë
për qytetarët e Gostivarit, pasiqë shumica dërmuese e kandidatëve nga
Iniciativa “Gostivari që dua” janë pjesë e listës për këshilltarë
përfshirë dhe ata që kanë konkuruar në konkurs.

Në të gjithë degët, Bashkimi Demokratik për Integrim ka përfshirë
përfaqësues të shoqërisë civile në listat për këshilltarë komunal, me të
vetmin qëllim që kontributi të jetë sa më i madh përmes vendim-marrjeve
të përbashkët, për një standard të ri në nivel lokal.

Marketing