Ballina Aktuale BDI mban tubim në Jabollçisht, pritja madhështore 

BDI mban tubim në Jabollçisht, pritja madhështore 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur tubim sot në fshatin Jabollçishtë të Velesit.

Marketing

Aktiviteti zgjedhor ka filluar me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa pritja ka qenë madhështore. Në tubim fjalim ka mbajtur kandidati i BDI-së për Njësinë zgjedhore 3, Bekim Neziri, pastaj Arbër Ademi dhe të tjerë.

Para kësaj, Neziri ka realizuar takim me banorët e Buzallakovës, ndërsa ka vizituar edhe shkollën e Kllukovecit, njofton MEDIAL.mk.

“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane..

Exit mobile version