Ballina Aktuale BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se nesër (e Diel, 19.06.2022) do të organizojë zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë për kryetar dege, anëtar të kryesisë së degëve, kryetar të këshillave vendor si dhe anëtar të këshillave vendor.

Marketing

Degët e Bërvenicës, Bogovinës, Çashkës, Dollnenit, Gostivarit, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Zhelinës, nesër në mënyrë demokratike dhe të barabartë duke respektuar parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin drejtuesit e tyre për një mandat të ri.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje të drejtëpërdrejta partiake po aplikon demokraci participative të drejtëpërdrejt me përfshirjen e afërsisht 11.000 anëtarëve në 10 degë.

Ky proces krejtësisht demokratik zhvillohet në të gjitha strukturat organizative, me së paku dy kandidatet për secilin këshill vendor apo degë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë që të bëhen pjesë e ndërtimit modern të së ardhmes tonë të përbashkët në 20 vjeçarin e ri.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, nesër, e Diel 19 Qershor, Kryetari Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp në ora 18:30 në selinë e BDI në Tetovë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore.

Marketing
Exit mobile version