BDI në Saraj paralajmëron fitoren e madhe për kryeministrin e parë shqiptar

Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega-Saraj, ka filluar aktivitet për zgjedhjet parlamentare të 15 korikut, me hapjen e shtabit zgjedhor komunal, sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë, me distancë sociale dhe me maska. Me këtë rast, u promovuan kandidatët për deputet, ku bartës liste është Izet Mexhiti, Arben Ziberi dhe Shermine Mahmuti.

Marketing

Shefi i shtabit zgjehdor Blerim Bexheti, tha se ‘BDI në Saraj është e mobilizuar dhe e përgaditur për zgjedhjet parlamentare, këtë e dëshmon edhe kjo prani e juaj. Ai ju bëri thirje që maksimalishtë të ju përmbahen rekomanfimeve nga Ministria e Sëhndetësisë.

Bartësi I listës Izet Mexhiti, tha se BDI dhe Ali Ahmeti në këto zgjedhje promovon konceptin ‘ kryeministri shqiptarë’, ide e cila faktorizon shqiptarët në Maqedoninë e Verut, duke shtuar se tani është koha për kryeministrin shqiptarë, pasi që kemi administratë shqiptare, biznesi shqiptarë është fuqizuar, tani ka mbetur vetëm të realizohet ideja që të faktorizohemi edhe më shumë si shqiptarë. Ai tha se BDI do të jetë celësi dhe adresa e formimit të qeverisë së re.

Ndërsa, Arben Zyberi, u shpreh se BDI ka dëshmuar se ka kapacitet dhe resurse njerzore që të ballafaqohet me cfar do sfide që I delë përpara dhe ta sfidoj, duke përmednur se të gjitha kuadrat e BDI-së në institucione shtetërore po e dëshmojnë një gjë të tillë.

Në këtë zgjedhje rol shumë të rëndësishëm do të kenë nënat dhe motrat tona, tha kandidatja për deputete Shermine Mahmuti, e cila paralajëmroi se gjatë fushatës së zgjedhore, Forumi I Gruas së BDI-së në Saraj, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme sipas rethanave të pandemisë.