BDI: Opozita jodinjitoze të dorëhiqet pas dështimit, mos të rrënon pozitat a shqiptarëve

Qëndrimi jodinjitoz i opozitës shqiptare në koridoret e partive maqedonase nuk e mbulon dot dështimin e tyre në zgjedhjet e 15 korrikut dhe humbjen e thellë ndaj z. Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Marketing

Edhe braktisja e paarsyeshme në sytë e të gjithë shqiptarëve të Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare është në funksion të defokusimit nga humbja, dështimit dhe ka për qëllim shmangien nga përgjegjësia të kryetarëve të këtyre partive politike para elektoratit dhe organeve të tyre partiake.

Shpëtimin e tyre në skenën politike e realizojnë edhe nëpërmjet të përpjekjeve për dështim të shqiptarëve duke qëndruar në sportelet e pritjeve të partive politike maqedonase dhe duke rrënuar pozitat negociuese të fituesit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve.

Dështimin tuaj mos e shëndëroni në dështim të shqiptarëve sepse shqiptarët nuk do t’ua falin dhe harrojnë këtë sjellje jodinjitoze.

Një herë shpallet fitore, pastaj kontestuat procesin, më pastaj organizuat protesta teatrale sa për sy e faqe, për të vijuar me takime të përbashkëta dhe të përvetshme me LSDM dhe VMRO duke thënë që do të jeni në Qeveri dhe duke kërkuar “blerjen” turpshme të deputëteve.

Lironi skenën e uzurpuar opozitare shqiptare dhe dështimin tuaj partiak mos e shëndëroni në dështim kombëtar, por hapni rrugë për njerëz të ri që do ti prijnë një unifikimi të shëndosh opozitar në të mirën e të gjithëve.

Kjo është interes i shqiptarëve dhe ne në BDI jemi të përkushtuar ta realizojmë bashkimin dhe mos ti lejojmë dështakët e partive të tyre ti shmangen përgjegjësisë për humbjet e përjetshme në të gjitha proceset zgjedhore

Tash është Koha për përgjegjësi tek humbësit e zgjedhjeve dhe BDI dhe z. Ahmeti nuk do ti ndalin përpjekjet për ta ndihmuar një alternativë të shëndoshë dhe dinjitoze opozitare.

Marketing