Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se opozita shqiptare është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe me atë të Levicës, Dimitar Apasiev.
Thirrjet e fundit të Mickoskit drejtuar opozitës shqiptare që të mos merren me “kërkesa nacionaliste shqiptare”, tregon se Mickoski, Apasievi dhe opozita shqiptare tashmë e kanë rrumbullakuar bashkëpunimin dhe të njëjtit me vetëdije janë rreshtuar KUNDËR Evropës dhe PËR Rusinë.
Kjo dëshmohet edhe me sulmet e fundit të koordinuara në adresë të Bujar Osmanit e të cilat qendrën e kanë në Beograd dhe Moskë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sikurse deri më tani, përpjekjet e Moskës për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve dhe miqve tanë ndërkombëtar, do të dështojnë pasi politikat e qarta evropiane të Qeverisë janë rruga të cilën e duan vet qytetarët e vendit, ndërsa sulmet e koordinuara të opozitës do të rrënohen kur më 24 prill, Bujar Osmani do të garojë në raundin e dytë zgjedhor, duke u zgjedhur kështu Presidenti i parë shqiptar.
Ndryshe, në një intervistë për TV KLAN, Mickoski hapur e porositi koalicionin e përbërë nga derivatit e BDI në opozitë që, siç u shpreh, të mos bëjë fushatë nacionaliste shqiptare, pasi kështu do të bie në kurthin e BDI-së.