BDI: Përkrahim dhe po punojmë në zgjidhjen e çështjes së nënshtetësive, pa zhurmë mediatike për dallim nga ASH-AAA

Dështimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Alternativës së Afrim Gashit që të sigurojnë mbështetje për propozim ligjin për nënshtetësi flet për kapacitetet e tyre të munguara për politikë bërje dhe për t’ju mundësuar zgjidhje qytetareve.

Marketing

Ky dështim i tyre është dëshmia më e mirë se këto parti keqpërdorin hallet dhe ndjenjat e qytetareve vetëm për një lajm ditor dhe kanë zero kapacitet për t’i zgjidhur ato.

Është përgjegjësi e propozuesit që të siguron mbështetjen e nevojshme për realizim të politikave, e jo të bën propagandë boshe mediatike.

BDI mbështet dhe po punon për zgjidhjen e çështjes së nënshtetësive edhe atë përmes hapave konkret, e jo me zhurmë mediatike të pa bazë.

Marketing