Ballina __kateg BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.

Marketing

Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore. Pavarësisht faktit që procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit ishte përfunduar, udhëheqësia aktuale ka vendosur të ndërpresë procedurën.

Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin elektronik të prokurimeve publike, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin e kësaj qeverie ndaj zbatimit të ligjit.

Bashkimi Demokratik për Integrim alarmon se këto dështime vijnë si rezultat i mungesës së legjitimitetit zgjedhor të kësaj qeverie, paaftësisë së qartë të saj për të menaxhuar procese kyçe dhe varësisë së saj nga ndikimet politike të VMRO-së.

Këto veprime janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë procesin e barazisë institucionale në vend.

Në vend që të përballen me përgjegjësitë e tyre, humbësit e zgjedhjeve po përpiqen t’i mbulojnë këto dështime masive me sulme politike të pabaza dhe përndjekje të panevojshme.

Ndërprerja e dhunshme dhe joinstitucionale e tabelave në kufi me Kosovën dhe rikthimi i tabelave të vjetra është një tjetër tregues i paaftësisë së kësaj qeverie për të zbatuar standardet institucionale dhe ligjore.

Është për keqardhje që pas më shumë se 100 ditë qeverisjeje, kjo udhëheqësi monoetnike ende përpiqet t’ia hedhë fajin të tjerëve për dështimet e saj të vazhdueshme.

Këto veprime jo vetëm që minojnë institucionet e shtetit, por përbëjnë edhe një akt të qartë diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Marketing
Exit mobile version