BDI: Qytetarët nuk kanë qenë kurrë më të nënçmuar, poshtëruar, nënvlerësuar dhe pa perspektivë europiane

punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më tëvogël.

Marketing

Por, me rëndësi, e rahatuan vetën ato që thoshin ne nuk duam poste ekzekutive, por duam që të rinjëve tu japim shans.

U ndalua flamuri kombëtar në zyre të kryetarit të kuvendit dhetë ministrave.

Gjuha shqipe u largua nga përdorimi në rreth 100 instuticione, ndërsa u ringjallë iniciativa për ta shfuqizuar ligjin përpërdorimin e gjuhës.

Agjensionit për gjuhën shqipe iu morën hapësirat e punës.

Ansambli kombëtar dhe teatri muzikor u katandisën si asnjëherëtjetër.

Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.

Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuandhe dënuan.

Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët nëkufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë tëtëra.

Lejuan burgosjen dhe paraburgimin e Blerim Ramadanit, ishushtarit të UCK, i cili u detyrua të arratiset nga pa-aftësia e tyre.

E ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% nëadministratë.

Sollën vendim që himni shtetëror të intonohet në të gjithashkollat e vendit.

Ministri përgjegjës për qeverisje të mirë me veturën zyrtareshkon në mbledhje partiake dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi.

Xhentëllmeni tërë familjen e tij i emëroi drejtora e funksionerë.

Ministri i ekonomisë nuk e din as rrogën minimale, as atëmesatare

Ministri për Europë, nuk e din emrin e ambasadorit të BE-së nështetin tone, pra, takon Riçard Girin.

Emëruan dhe shkarkuan drejtues institucionesh më dosjekriminele.

Për herë të parë, asnjë shqiptarë nuk ka në drejtimin e agjencisëpër zbulim.

U humbën të gjitha pozitat drejtuese në Ministrinë e punëve tëbrendshme

U humb pozita drejtuese në fondin shëndetësor për herë të parënë histori.

U humbën pafund pozicione në pushtetin ekzekutiv.

Foshnja shqiptare rrihet, ndërsa vajza 14 muajshe ndron jetë ngamungesa e kujdesit në klinikë dhe askush nuk bartë përgjegjësi.

Shkarkohen të gjithë drejtorët shqiptarë ekonomik në të gjithaklinikat dhe ndjesia e diskriminimit të qytetarëve ndjehet qyshnë derë të klinikës.

Asnjë pikë e programit të humbësve të zgjedhjeve nuk ështëpjesë e programit qeveritar, asnjë e vetme.

Asnjë bastore ose kazino, në asnjë lagje, nuk është mbyllur.

Akademia e shkencave shqiptare u bë Organizatë Jo Qeveritare.

Ne, mundësuam përdorimin e Abetares së unifikuar dhe siguruam donacionin e librave për nxënësit e klasës së parë, ndërsa sot klasa e politikanëve pa legjitimitet po i dorëzojnë nëshkolla pa asnjë pikë merite!

Qytetarëve nuk ju dhanë nga 10.000 euro siç premtuan

Punësimet e shqiptarëve barazohen me zero.

Avansimet e shqiptarëve me zero

Projektet barazohen me zero.

Të arriturat me zero.

Ndërsa, serviliteti, vazaliteti, puthadorësia, shërbimi ndajpronarit të tyre, realizohet 100%.

Bllokuan dhe ngadalësuan ndërtimin e Korridorit 8 duke u fokusuar tërësisht në korridorin 10 i cili tashmë ka autostradë tëplotë dhe hekurudhë.

Zhvilluan partneritet të vecantë me Hungarinë duke iamundësuar varësinë finansiare shtetit tonë ndaj Kinës dheRusisë, hyrjen e operatorit telefonik hungarez në fakt kinez, blerjen e klubeve sportive dhe mediave, e të tjerë.

U udhëtua në NATO pa asnjë shqiptarë të vetëm.

Na turpëruan me injorancë në paraqitjet ndërkombëtare.

Nënçmuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Vuciqin me lule, Kurtin e pritën me therra.

Na detyrojnë ta mësojmë rusishten nëpër shkolla

Ambasadorët rus dhe kinez u bënë kryefjala e kësaj qeverie.

Ligjin për branitella e mundësoi VLEN.

Ngren dorë nga ndryshimet kushtetuese dhe integrimi europian.

Presione të jashtëzakonta politike me kërcënime për largime ngapuna po ju bëhën punonjësve në disa institucione ligjzbatuese. Apelojmë tek të punësuarit që mos të biejnë pre e presionevejoligjore të drejtuesve të institucioneve sepse do të bartinpërgjegjësi herëdo, kurëdo ato që urdhërojnë veprime tëpaligjshme.

Qytetarët nuk kanë qënë asnjëherë më të nënçmuar, poshtëruar, nënvlerësuar, nëpërkëmbur, pa perspektivë europiane dhe e gjithë kjo ndodh për arsye se humbësit e zgjedhjevepresidenciale dhe parlamentare kanë hyrë në qeveri pa legjitimitet, si humbës dhe pa asnjë kusht.

Ne, të gjitha këto, do t’ua themi qytetarëve, që nga Struga e derinë Likovë dhe më pas, do të veprojmë ashtu siç do thonë ata!  https://www.facebook.com/share/v/hcK3bs6T4Ek2pZFu/