BDI: Qytetarët po mbyten nga ndotja, Qeveria merret me politikë partiake

BDI reagoi për ajrin e ndotur duke kritikuar pushtetin. “Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in.

Marketing

Ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje. Nuk kanë asnjë plan, asnjë masë konkrete, vetëm fjalë dhe arsyetime të lodhura, ndërsa njerëzit po mbyten nga ndotja! – thuhet në komunikatën e BDI-së.

Nga partia e Ahmetit kërkuan:
-Të miratohen masa urgjente për zvogëlimin ndotjes së ajrit!
-Të mbështeten familjet dhe grupet e rrezikuara me ndihmë për mbrojtje nga ndotja! dhe
-Të ndalojnë lojërat politike dhe të merret përgjegjësi për krizën e shëndetit publik!

Marketing