BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend.

Marketing

Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie.

Deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të pafaktorizuar, në shërbim të tij dhe të agjendave të tyre monoetnike, antieuropiane dhe antiamerikane.

VMRO-së i pengon Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qëndrimi proeuropian dhe proamerikan i saj.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka legjitimitetin e plotë nga qytetarët në zgjedhje demokratike dhe atë besim e ka materializuar me punë për faktorizimin e zërit dhe nevojave të tyre, në dobi të paqes, proceseve demokratike, barazisë, integrimit në NATO, fqinjësisë së mirë dhe avancimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Qytetarët e vendit bashkë me BDI-në nuk do të lejojnë dezorientimin e vendit nga rruga europiane dhe realizimin e tendencës destruktive të Mickoskit dhe bashkëpartiakëve të tij të cilët tashmë janë në garë të hapur me Levicën antishqiptare, anti NATO, anti BE dhe anti Amerikë, për vota të ekstremistëve.