Ballina Aktuale BDI shkund partitë edhe në anketën e re, lë prapa ASH,...

BDI shkund partitë edhe në anketën e re, lë prapa ASH, Alternativën dhe PDSH

Koalicioni LSDM-BESA me 23.5 për qind dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.4 për qind radhiten të parat me mbështetje për zgjedhjet e 15 korrikut. Kështu tregon anketa e organizatës “M-Prospekt” e porositur nga TV Telma, ndërsa e realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar.

Marketing

VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit ka mbështetjen e 21.9 për qind të të anketuarve, derisa koalicioni ASH-AAA është renditur me 5 për qind. E fundit, sipas anketës, është PDSH e Menduh Thaçit me 0.8 për qind, raporton TV Telma.

Tek elektorati maqedonas, VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit kryeson me 30.4 për qind kundrejt LSDM-së me 30.4 për qind, por shkëputjen e partisë së Zoran Zaevit duket se e bën votuesi i Lëvizjes BESA. Kështu që, në nivel republike, LSDM si koalicion me Lëvizjen BESA ka mbështetjen e 23.5 të të anketuarve, ndërsa VMRO me 21.9 për qind.

Tek elektorati shqiptar, BDI ka mbështetje me 27.4 për qind, ASH-AAA 21.2 për qind, ndërkohë që koalicioni LSDM-BESA arrin mbështetje te shqiptarët me 7.5 për qind, raporton TV Telma. Anketa është realizuar nga 16 deri më 21 qershor me 1003 qytetarë të anketuar. (telma.mk)

Marketing
Exit mobile version