BDI: Taravari përgjegjës i vetëm për problemet e krijuara në Arsim në komunën e Gostivarit

Qasja destruktive dhe manipuluese e Arben Taravarit në komunikim me publikun është bërë praktikë nga ana e tij. Taravari edhe sot mashtroi opinionin publik kur fliste për zhvillimet në Arsim në komunën e Gostivarit.

Marketing

E kujtojmë Taravarin që në buxhetin e komunës së Gostivarit për vitin fiskal 2018 janë të parapara mjetet për Arsimin fillor dhe të mesëm, dha që paraprakisht janë aprovur nga ana e Këshilli komunal. Përskaj buxhetit janë paraparë edhe bllok dotacionet për këtë qëllim.

Taravari nuk mund të amnistohet dhe të tregohet indiferent meqë në ligjin për vetëqeverisjen lokale shkruan qart që kompetencat në financimin e Arsimit i takojnë komunës. Duke u bazuar në dispozitat ligjore, pyesim Taravarin se si është e mundur që në mandatin e tij shkollave u bllokohen llogaritë bankare ?

Taravari mashtroi opinion edhe për furnizimin publik për transportin e nxënësve.

Që komuna të shpalle furnizim në bazë të ligjit për furnizime publike, paraprakisht duhet të ketë kontratë për furnizim grupor të nënshkruar njëkohësisht nga komuna dhe shkollat, gjë të cilën nuk e kanë nënshkruar shkollat.

Gjithashtu, edhe mënyra e realizimit të procedurave të furnizimeve publike parashikohet me planin per furnizime publike.

Janë mbi 13 milion denarë janë mjete të dedikuara për shkollat që Taravari nuk ua ka transferuar. Kërkojmë publikisht nga Taravari që të bëjë publike se sa është saldoja e llogarisë së dotacioneve me ditën e sotme 27.08.2018, mjete këto të cilat janë të destinuara për shkollat fillore, të mesme dhe çerdhet në komunën e Gostivarit.

Ftojmë Taravarin që të heq dorë nga politika ditor dhe politizimi i Arsimit. Vetëm kështu, do të tejkaloheshin të gjitha problemet e krijuara nga ana e tij, si pasojë e mos zbatimit të ligjit dhe politizimit të skajshëm. Opinioni e ka të qartë se në asnjë mandat dhe asnjë Kryetar tjetër më herët, në komunën e Gostivarit nuk ka pasur probleme të tilla në Arsim, prandaj konstatojmë që Taravari është përgjegjësi i vetëm për situatën e krijuar.

Njëkohësisht, falënderojmë Drejtorët e shkollave për angazhimin e tyre dhe inkurajojmë ata që të punojnë konform ligjeve në fuqi.