Ballina Aktuale BDI: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, përveç koalicionit me forca destruktive

BDI: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, përveç koalicionit me forca destruktive

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe përfundimit të Zgjedhjeve lokale duke dalë si parti fituese absolute në bllokun politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar të gjitha rrethanat në të cilat gjendet vendi si dhe gjetja e mundësisë më të mirë për dalje nga kriza politike, informon GAZETA.MK

Marketing

Bashkimi Demokratik për Integrim është i bashkuar njëzëri në mbështetje të Kryetarit Ali Ahmeti për ti zhvilluar të gjitha bisedimet për daljen nga situata e ndërlikuar të shkaktuar nga dorëheqja e Kryeministrit.

Debati i frytshëm dhe konstruktiv në mbledhjen e sotme përfundoi me konkluzën që për BDInë të gjitha mundësitë dhe opcionet janë të hapura përveç koalicionit me forca që janë kundër NATO, BE, gjuhës shqipe, marrëveshjes së Ohrit.

Rruga europiane dhe integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me reformat, marrëdhëniet ndër fqinjësore dhe ndëretnike, stabiliteti dhe siguria janë prioritete që nuk duhet ndaluar por duhet vazhduar deri në arritjen e suksesit.

Exit mobile version