Ballina Lajme Maqedoni BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Marketing

Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane.

Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian.

Sot në Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i përcaktimit përfundimtar në vendin tonë, në shoqërinë tonë, në skenën tonë politike, kush është pro integrimit, Europës dhe Amerikës si dhe kush është pro izolimit e Rusisë.

Nuk ka mes, nuk ka alternativë, nuk ka rrugë tjetër!

Marketing
Exit mobile version