BDI: Urime qytetarë, rruga jonë euroatlantike u vulos

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për arritjen e
madhe në këto ditë të vështira për të gjithë ne, hapjen e negociatave
për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

Kryefjala e veprimtarisë tonë politike që nga themelimi si parti ka qenë
barazia nëpërmjet të zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe
anëtarësimi i plotë i vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve u rrumbullakësua pjesa
normative e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa me marrëveshjen e Prespës dhe
të fqinjësisë së mirë si dhe me miratimin e ligjeve reformuese, u
përmbyll procesi i anëtarësimit në NATO dhe hapjen e bisedimeve aderuese
në Bashkimin Evropian.

Për ne në BDI, ky përcaktim rilindas për barazi dhe përkatësi
perendimore ka qenë dhe do të mbetet busolla jonë orientuese.

Kjo e arritur është meritë e qytetarëve të vendit tonë.

Ta gëzojmë këtë të arritur të përbashkët me përkushtim maksimal për ti
respektuar masat e kujdesit ndaj CoVid-19 dhe rekomandimet e
institucioneve.

Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim konsiderojmë që e
ardhmja e sigurt është pikërisht kjo rrugë që shtrohet nga vullneti i
popullit.