Ballina Lajme Maqedoni BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike...

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike që na bën bashkë në rrugën e qëllimeve për jetë më cilësore

Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson si hap historik lëshimin në
përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë
në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli (One Stop Shop).

Marketing

Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja
shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes
thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së
qytetarëve dhe mallrave.

Sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një
premtim i realizuar nga programi ynë për të eleminuar kolonat e gjata,
për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e
turizmit.

Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e
vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në
përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do
të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.

Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri –
tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e
zhvillimit të përbashkët.

Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e koalicionit qeverisës mbetet
e përkushtuar për implementimin e këtij modeli bashkëkohor edhe në të
gjitha vendkalimet tjera kufitare me fqinjtë tanë.

Na duhet bashkim në rrugën e tejkalimit të sfidave dhe përmbushjes së
qëllimeve për jetë më cilësore.

Exit mobile version