BDI : VMRO DPMNE është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

Fushata e përditshme e VMRO DPMNE-së kundër BDI-së, Kryetarit Ali Ahmeti, si dhe anëtarëve të tjerë të BDI-së, përmes krijimit të vazhdueshëm të lajmeve të rreme është një përpjekje për të fshehur motivet reale antieuropiane dhe antishqiptare të udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së.

Marketing

Kryetari i komunës së Butelit kërkon fshirjen e emrave të rrugëve vetëm se janë emra të veprimtarëve shqiptarë, Mickoski ndalon dhënien e lejeve për ndërtime dhe legalizim për kompanitë dhe pronarët shqiptarë, ndalon t’u jepet punë kompanive shqiptare nga ana e kryetarëve të tyre të komunave, kërkon Qeveri mono-etnike dhe thotë se nuk do ta ndryshojë kurrë Kushtetutën dhe se nuk i intereson çfarë thonë Brukseli dhe Uashingtoni për rrugën europiane të vendit tonë.

Kjo VMRO DPMNE ka rënë në nivelin më të ulët historikisht pa asnjë vlerë dhe për këtë anëtarësia е saj nuk ka besim në kryetarin e saj dhe në partinë e tyre, por ka besim te lidershipi i mëparshëm që u solli vetëm fitore.

VMRO DPMNE është organizatë kriminale e konfirmuar nga gjykata me konfirmim personal nga ana e gjysmës së partisë para gjykatës.

Z. Ali Ahmeti kërkoi hetim për të gjithë në BDI dhe bëri të ditur se askush nuk është i mbrojtur, por jo gjueti të shtrigave të paralajmëruar nga VMRO-ja, e cila ua kujton qytetarëve se si synojnë të qeverisin, duke qenë edhe hetues, edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe burg, edhe media, edhe përfaqësues joqeveritar, të gjitha në një, një shtet të robëruar!