BE dhuron 8 mijë maska për Policinë e Kosovës

Bashkimi Evropian ka dhuruar 8 mijë maska për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Marketing

Policia e Kosovës, në këtë situatë pandemie në kuadër të projektit “Mbështetje reformës së Policisë së Kosovës”, pranoi një donacion prej 8 mijë maskave mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç njofton kumtesa, Policia e Kosovës me këtë rast ka shprehur falënderime për Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se donacioni për zyrtarët policorë është mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur.

Marketing