Mos pajtueshmëritë me Bullgarinë nuk do të jenë temë diskutimi në samitin e nesërm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, por Bashkimi Evropian siguron se do të bëjë gjithçka që të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, thotë korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Lidhur me mos pajtueshmëritë me Bullgarinë, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov beson se me përpjekje bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes do të mund të dëshmohen marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë. Sa i përket qëndrimit bullgar në lidhje me gjuhën Maqedonase, Dimitrov thotë se është i njëanshëm.
“Disa elemente të qëndrimit nuk janë në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe të themi se çështja e gjuhës maqedonase është drejtpërdrejt në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës. Besoj se me shumë punë mes dy vendeve do të arrijmë që historia të na përafrojë, dhe jo të na ndajë. S’besoj se është e lehtë, por sa më shumë pengesa aq më i madh është suksesi”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.
Ndërsa kryeministri teknik Oliver Spasovski nëpërmjet një video porosie ka uruar qytetarët me rastin e 5 majit- Ditës së gjuhës maqedonase, ku mes tjerash ka theksuar se kjo gjuhë i ka kaluar të gjitha fazat dhe tani mbetet vetëm të ruhet.
“Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të njohjes, dhe kodifikimit., deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.
Tani neve na mbetet ta ruajmë dhe përparojmë, ai obligim i yni ka vlerë ende më të madhe nëse merret parasysh roli i figurave të mëdha, Misirkov dhe Koneski. Kjo ditë na obligon edhe njëherë të dërgojmë porosi të qartë, se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar të kujdeset dhe ta përparojë gjuhën maqedonase”
Kujtojmë se dhjetë ditë më parë, Sofija nëpërmjet një deklarate kërkoi që Shkupi të ndalojë me çfarëdolloj mbështetje të organizatave që deklarohen si pakicë maqedonase në Bullgari, në organizata ndërkombëtare vendi të deklarojë se ka çfarëdolloj baze që të kërkojë status të pakicës për cilindo grup, kërkon punë konkrete dhe përfshirje politike në punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, ndërsa gjuha në dokumentet e BE-së dhe në kuadër të kornizës negociuese të emërohet si gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.