Ballina Lajme Botë BE hedh poshtë idenë për të riftuar Rusinë në G7

BE hedh poshtë idenë për të riftuar Rusinë në G7

BE ka hedhur poshtë idenë për të ftuar Rusinë përsëri në takimet e bera mes fuqive të mëdha ekonomike botërore. Moska u pezullua nga ajo që ishte atëherë G8 në 2014, pas aneksimit të Krimesë.

Marketing

Presidenti amerikan Trump tha të shtunën se përbërja e tanishme e G7 është ‘shumë e vjetër’ dhe se ai planifikon të ftojë Rusinë, Australinë, Korenë e Jugut dhe Indinë që të marrin pjesë.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE, tha që pjesëmarrja e Rusisë do vazhdojë të pezullohet derisa vendi ‘të ndryshojë strategji’.

Borrell tha se i takon Trumpit si i rradhës në karrigen e G7 për të dorëzuar ftesa, duke thënë se ato ‘pasqyrojnë përparësitë e ftuesit’. Por ndryshimi i anëtarësimit ose formatit mbi një bazë të përhershme, nuk është ‘e drejta e karriges së G7’.

Mbledhja e udhëheqësve të SHBA.-së, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, fillimisht ishte planifikuar për 10-12 qershor, por është shtyrë për shkak të situatës së koronavirusit.

Marketing
Exit mobile version