BE-ja kërkon mënyrë që të ndihmojë në krizën e Venezuelës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, paralajmëroi se BE-ja mendon të formojë kontakt grup për ballafaqim me krizën politike në Venezuelë.

Marketing

Mogerini nënvizoi se BE-ja nuk e lehtëson qëndrimin ndaj Venezuelës dhe se vetëm zgjidhja politike demokratike mund të vlejë si dalje nga kriza.

Me kontakt grupin, BE-ja dëshiron të shqyrtojë mundësi për ndërmjetësim në procesin politik.

“Kjo do të ishte mënyrë të jesh në kontakt me parti të ndryshme, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga opozita, si dhe me aktorët rajonalë dhe të shqyrtohet mundësia për krijim të kushteve që të fillojë procesi politik”, theksoi Mogerini.

Ajo shtoi se BE-ja nuk dëshiron të “krijojë pritje”.
“Të brengosur jemi që ka mungesë të procesit politik, tensionet mund të përkeqësohen për qytetarët, mes të cilëve ka edhe qytetarë evropian. Duam të shohim nëse BE-ja mund të luajë rol të dobishëm dhe të shmangim situata të shkojë prej keq në më keq”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së pas mbledhjes së sotme ministrore

Marketing