Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Demir Hisarin në suaza të fushatës “BE-ja për Ty”.
Demir Hisari është destinacioni i tretë në serinë e vizitave të fokusuara te të rinjtë, gjatë të cilës ambasadori Zhbogar dhe të të rinjtë do të diskutojnë dhe do të këmbejnë mendime për Bashkimin Evropian. Kësaj radhe do të debatojë me nxënësit e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov”.
Krahas kësaj, ambasadori Zhbogar do të takohet me kryetarin e Komunës së Demir Hisarit, Mariançe Stojanovski./Zhurnal.mk