Ballina Lajme Botë BE jep 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

BE jep 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik.

Marketing

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.

Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione.

Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.

Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.

Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro.

Marketing
Exit mobile version