BE ka bërë gati një lajm të keq për Serbinë

Serbia pritet të marrë një lajm të keq nga Bashkimi Evropian.

Marketing

Serbia deri në fund të qershorit dhe përfundimit të kryesimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian mund të hapë vetëm një kapitull për të negociuar, shkruan “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli, kjo nënkupton kapitullin 9 që bën fjalë për shërbimet financiare. Po ashtu, as rreth tij nuk ekziston pajtim i plotë mes shteteve anëtare.

“Novosti” shkruan se ekziston mundësia që Beogradi në javët e ardhshme të mos e hapë asnjë kapitull për të negociuar dhe se në qershor të mos zhvillohet fare konferenca ndërqeveritare e Serbisë në BE.

E përditshmja serbe shkruan se ky “dush i ftohtë” për integrimin evropian të Serbisë tashmë një kohë të gjatë ishte paralajmëruar nga Brukseli dhe ndodh për faj të problemeve të brendshme të BE-së por edhe mundësisë që të shtohet presioni ndaj Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ritmi i ngadalshëm i integrimit evropian të Serbisë diktohet nga shtete të caktuara si Kroacia, por edhe shtete të tjera të cilave u pengojnë raportet e ngushta të Beogradit dhe Moskës, shkruan “Novosti”.

Marketing