Ballina Lajme Kosovë BE mirëpret aktakuzën për Banjskën, Stano: Gjykata duhet të vendosë për fajtorët

BE mirëpret aktakuzën për Banjskën, Stano: Gjykata duhet të vendosë për fajtorët

Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Marketing

Ky hap i drejtësisë kosovare është mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënës i BE-së Peter Stano, në një konferencë për media tha se BE-ja është duke e pritur tash vendimin e gjykatës.

Ai theksoi se Serbisë vazhdimisht i është kërkuar të bashkëpunojë lidhur me rastin.

“BE-ja e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe ka ngre aktakuzat relevante. BE-ja në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tash nis procesi gjyqësor. Ne presim përfundimin e procesit”, tha Stano.

“Presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë në hetim të këtij sulmi. Kjo është pritja e BE-së dhe qëndron ende dhe ne e përcjellim mesazhin vazhdimisht te partnerët tanë në Serbi. Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbënte një eskalim të qartë e paprecedentë dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor e kush është përgjegjës apo pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”, ka theksoi ai, njofton Klankosova.tv.

“Ne kemi një gamë të instrumenteve që mund të përdorim në konsultim me shtetet anëtare. Nuk jem ende aty. Procesi gjyqësor ka nisur. Me rëndësi hetimi ka përfunduar. Tash gjykata duhet të vendosë nëse përfundimet e hetimit janë të kënaqshme. Do të shohim përfundimin”, shtoi zëdhënësi i BE-së.

Peter Stano, gjatë konferencës tha se BE-ja vazhdimisht kishte insistuar se është në pritje të përfundimit të hetimeve për të marrë veprime. Por, Stano të enjten ka thënë se është normale që duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.

“Është logjike çdo hetim pasohet nga procesi gjyqësor. Hetimi krijon konludimet e caktuara e ato dorëzohen në formë aktakuze. Tash procesi gjyqësor nis. Kjo është procedurë gjyqësore dhe nuk duhet të ndërhyhet. Është pjesë procesi. Kur përfundohet e gjitha, atëherë është koha për të tjerët të komentojnë e t’i nxjerrin pasojat”, tha Stano.

Po ashtu, Stano u pyet nëse BE-ja do të insistojë që Milan Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë, Stano ka thënë se qëndrimi gjithmonë ka qenë i qartë se “Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht”.

Marketing
Exit mobile version