BE: Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e roamingut të kthehet në realitet

Dje në Samitin e dytë Digjital, që zhvilloi punimet në Beograd të Serbisë, u nënshkrua marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të roamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Është shumë e vlefshme që Marrëveshja Rajonale për roaming, është nënshkruar nga të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në faqen zyrtare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për Kosovën, thuhet tutje, ashtu si për të gjithë, ky është një hap i madh, i cili do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset e rajonit.

“Të gjitha përpjekjet tani duhet të përqendrohen në kthimin e kësaj marrëveshjeje në një realitet shumë të nevojshëm. Në këtë frymë, deklaratat dhe veprimet që ulin vlerën e asaj që është arritur, nuk kanë vend”, thuhet tutje.

Çdo veprim që shkon kundër dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, thuhet tutje në njoftim, nuk ndihmon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të arritur zgjidhje të qëndrueshme.

Marketing