BE nuk do të përzihet në rastin e Gruevskit?!

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ndërhyjë në rastin me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil politik në Hungari.

Marketing

Në një deklaratë për “Pressing TV”, zëdhënësja e Komisioni Evropian Maja Kocijançiq, tha se nëse Hungaria si vend anëtare e BE-së miraton kërkesën për azil, atëherë ata do ta respektojnë vendimin.

Sipas Kocijançiq, rasti nuk duhet të politizohet. “Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Gruevskin. Ne nuk komentojmë procedura gjyqësore që janë në rrjedhë. Sundimi i së drejtës është parim themelor i BE-së, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Presim që gjithë palët e interesuara të veprojnë sipas rregullave relevante. Kjo është procedurë gjyqësore që nuk duhet të politizohe”, tha Kocijançiq.

Marketing