BE: S’ka datë për heqjen e vizave

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë është thënë se nuk ekziston asnjë afat dhe kohë e dakorduar në lidhje me vendimin për heqjen e vizave për Kosovën në këtë fazë.
Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar dje se lajmi i mirë për liberalizim do të merret para këtij fundviti.

Marketing

Pavarësisht faktit që krerët institucionalë të Kosovës tash e tetë vjet po vazhdojnë të përmendin data të ndryshme për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, një gjë e tillë ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Zyra e BE-së në Kosovë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë afat se kur do të mundë të merret vendimi final për heqjen e vizave, shkruan Zëri.

Marketing