BE: Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund konfliktit Palestinë-Izrael

Bashkimi Evropian (BE), duke deklaruar se janë të kënaqur me armëpushimin midis Hamas-it dhe Izraelit, theksoi se konflikti Izrael-Palestinë mund të përfundojë vetëm me një zgjidhje politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u ka kërkuar palëve të forcojnë armëpushimin dhe të sigurojnë stabilitet afatgjatë.

“Vetëm një zgjidhje politike mund t’i sjellë paqe dhe siguri kujtdo”, tha Von der Leyen në mesazhin e saj në mediat sociale.

Marketing

Në deklaratën e tij mbi armëpushimin, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, deklaroi se ai e mirëpriti “marrëveshjen për t’i dhënë fund dhunës në Gaza dhe rreth saj” dhe vlerësoi përpjekjet e Egjiptit, Katarit, OKB-së dhe SHBA-së për armëpushimin.

Duke theksuar se ata pendohen për humbjen e jetës në 11 ditët e fundit, Borrell tha, “BE ka përsëritur gjithmonë se situata në Rripin e Gazës nuk është e qëndrueshme. Vetëm zgjidhja politike do t’i japë fund problemit Palestinë-Izrael dhe do të sjellë paqe të qëndrueshme. BE është e gatshme të mbështesë autoritetet izraelite dhe palestineze në këto përpjekje. Për këtë qëllim, ajo do të rinovojë kontaktet me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA-në dhe Kuartetin e Lindjes së Mesme të ringjallur dhe partnerë të tjerë në rajon”.

Të paktën 233 palestinezë janë vrarë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, kurse më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.

Pas 11 ditëve të agresionit izraelit, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamas-it dhe Izraelit hyri në fuqi sot herët në mëngjes.



. .

Marketing