Pas daljes nga “Për’puthen’, Bearti ka qenë një nga djemtë më aktiv në rrjete sociale. Lidhja e tij e fshehtë me Tean dhe më pas ndarja e papritur, e vendosi Beartin në qendër të vëmendjes mediatike.
Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen fama, duket se në fakt këtë periudhë ai po e shfrytëzon në maksimum për të qenë sa më afër personave që e ndjekin.
Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët si gjithmonë janë treguar shumë të interesuar për çdo detaj në lidhje me jetën e Beartit.
Njëri prej tyre e ka pyetur, ish-konkurrentin e “Për’puthen” nëse do të bëhet pjesë e ndonjë filmi. Bearti as e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar këtë gjë, duke u përgjigjur thjesht “Ndoshta”.
Gjithashtu me kërkesë të njërit prej ndjekësve, ai ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria, kur ai ka qenë një vogëlush shumë i ëmbël.
Insta