Të dashurohesh është një nga ndjenjat më të mira që mund ti përjetoj një femër.
Por edhe të tradhtohesh nuk është e lehtë, duhet të jesh shumë e fortë të përballosh një situate të tillë.
Beatrix Ramosaj I përjetoi këto dy ndjesi në sy të një publiku të madh.
Dhe padyshim mund të konsiderohet një nga vajzat më të forta të estradës, që me maturi dhe zgjuarsi kaloi këto faza jetësore jo të lehta.
Triksa u gjykua e u paragjykua nga mija e mija njerëz, por ajo zgjodhi rrugën e që I zgjodhi zemra.
Në fund u tradhtua, por asnjëherë nuk u dorëzua për të punuar dhe për të shijuar sukseset e saj në muzikë.
Edhe pse vitet po kalojnë, Triksa do të mbetet një nga personazhet më të fuqishme të ekranit që historia po e ndjek edhe sot.
Ajo dha një shembull të mirë për të gjitha vajzat , për të ndjekur qëllimet jetësore dhe për tu mos u dorëzuar kurrë, shkruan “Kosovarja”.