Bebe Rexha flet për albumin e saj të ri, thotë se është autobiografik

Bebe Rexha thotë se për albumin e saj të ri është frymëzuar nga rrugëtimi që kishte për çështjen e shëndetit mendor.Bebe Rexha këtë vit ecte në tapetin e kuq të “Grammy Awards” duke shprehur vetëbesim, shkruan Fox News.

Marketing

Këngëtarja, 30-vjeçe zbuloi për “E! News” në intervistën e saj në tapwtin e kuq, se ajo është duke punuar shumë për albumin e saj të radhës.

Edhe pse Rexha nuk e zbuloi datën ose ditullin e albumit, ajo i tregoi Ryan Seacrest disa detaje të tij.

“Unë kam një listë ndjekëse dhe është vërtet emocionuese. Unë jam gati të zgjedh solo këngën time të radhës…qoftë një më të ngadaltë ose një me tempo të shpejtë”, pranoi ajo.
Gazetari e pyeti nëse albumi mund të jetë autobiografik, ndërsa Bebe u përgjigj “Unë flas për gjithçka. Jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për të, por është një këngë pop kështu që ju nuk mund ta tregoni. Unë flas për marrëdhëniet e mia, gjëra super të thella”, deklaroi Bebe.
Rexha shtoi “Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit mund të lidhen me të.
Ndërsa, e pyetur se cila është një nga ato frikëra, Bebe u përgjigj “Të mos qenit mjaft e mirë, të dështosh, të mos i përkasësh diçkaje’.

https://twitter.com/eentertainment/status/1221598217441202178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1221598217441202178&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Marketing