Ballina Showbiz Bebe Rexha paralajmëron duetin me Lil Uzi Vert

Bebe Rexha paralajmëron duetin me Lil Uzi Vert

Këngëtarja me nam botëror dhe me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, së shpejti do ta publikojë albumin e saj të dytë.

Ndërkaq, Rexha ka paralajmëruar se nga mesi i shumë projekteve muzikore do të lansojë edhe një këngë të re në bashkëpunim me reperin, Lil Uzi Vert.

Këngëtarja ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se veçse e ka përgatitur një bashkëpunim, të cilin ajo ka thënë se do ta lansojë për publikun gjatë së premtes.

Marketing

Rexha ka postuar gjithashtu edhe një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa kësisoj ka zbuluar edhe titullin e këngës.

“Die for a man”, bëhet e ditur se është projekti i radhës i këngëtares.

Albumi i ri i Bebe Rexhës është paralajmëruar ndryshe se do të lansohet më 7 maj.

Exit mobile version