Bebe Rexha shfaqet e përlotur, rrëfen arsyen e distancimit nga rrjetet sociale

Është ndër ata personazhe që ka folur gjithmonë hapur për paraqitjen e saj. Bebe Rexha ka inkurajuar gratë dhe vajzat ta duan veten ashtu siç janë duke publikuar foto të paedituara dhe duke treguar defektet e trupit të saj. Mirëpo, ka gjithmonë momente kur nuk ndihet mirë me veten e saj.

Marketing

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka treguar arsyen se përse është distancuar nga rrjetet sociale. Nëpërmjet një videoje që ka ndarë në TikTok, autorja e shumë hiteve, rrëfen mes lotësh se ndihet keq me veten për faktin se ka shtuar shumë peshë.

“U peshova por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse më vjen zor. Më vjen neveri nga trupi im. Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk kam dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet e tjera”.