Bebe Rexha thyen dy rekorde botërore të muzikës

Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare.

Marketing

Së fundmi ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).

E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve.

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe Rexha.

Artistja shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë është gjithashtu tri herë e nominuar për çmimin më të madh e më të lakmuar të muzikës në botë, “Grammy Awards”.